Site icon Telegrafi

30 ditë burg për drejtorin e “Qemal Stafës”

Gjykata tha se “do të urdhërojë mbajtjen në qeli të Gazmend Sallakut për 30 ditë, duke i dhënë organit të akuzës një muaj kohë për paraqitjen e provave të reja.”

Organi i akuzës kërkoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat, por avokati tha se “biznesmeni që denoncoi Sallakun është i pabesueshëm dhe akuzat e tij nuk mund të merren për bazë.”

Avokati i Gazmend Sallakut, Ardian Visha, tha në gjyq se “klienti i tij ka qenë me agjërim ditën e arrestimit dhe po ashtu vazhdon të jetë me agjërim edhe pse mbahet në paraburgim, dhe ka probleme shëndetësore dhe për këtë shkak kërkojmë një masë sigurie më të lehtë.” /Telegrafi/
 

Exit mobile version