Telegrafi

30.000 deve të gatshme për garën e bukurisë

Detyra e jurisë do të jetë të vlerësojë tiparet të cilat e përcaktojnë bukurinë e “mbretëreshës së shkretëtirës" – pamja e turinjve, gjatësia e qafës, madhësia e kraharorit dhe gungës, ngjyra dhe pamja e qimeve dhe kualiteti i muskujve.

Në garën, në të cilën mund të paraqiten vetëm ato kafshë të cilat kanë prejardhjen e dëshmuar, veçmë janë paraqitur 30.000 deve, kryesisht nga shtetet fqinje; Bahrejni, Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite.

Manifestimi organizohet me qëllim të ruajtjes së kulturës së Abu Dabit, derisa ai fillon më 23 dhjetor dhe do të zgjasë për 13 ditë rresht.

Çmimi kryesor është një milion dollarë, e në mesin e shpërblimeve tjera janë edhe 143 automjete të terrenit të cilat, pos deveve, paraqesin mjetin transportues nëpër shkretëtirën e cila e përshkon këtë rajon.