Site icon Telegrafi

3-vjeçari me IQ si të Bill Clintonit

Përkundër moshës së tij, Potter është në gjendje të zgjidhë detyra të vështira matematikore, ka filluar të mësojë gjuhën kineze dhe atë spanjolle, ndërsa i pëlqen t’i analizojë hartat derisa udhëton në makinë me prindërit e tij.

Në testin e inteligjencës, IQ, William ka fituar madje 140 pikë, duke u radhitur në mesin e njerëzve me të mençur në botë – dhe kështu menjëherë është pranuar në organizatën Mensa, që ka vetëm 30 anëtarë që janë nën moshën 10-vjeçare.

Me fjalë të tjera, William ka inteligjencën e barabartë me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton, raporton gazeta Daily Mail. /Telegrafi/
 

Exit mobile version