Site icon Telegrafi

3-vjeçares dyshohet se iu thye këmba nga dhuna në një kopsht në Tiranë, qytetarët organizojnë protestë

Prindi i një fëmijë të mitur denoncoi në një emision televiziv dhunën e ushtruara ndaj vajzës së saj në një kopsht privat në Tiranë.

Mamaja pretendon se e bija 3-vjeçe është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet.

Ngjarja sipas saj ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023, ku vajzës i është thyer këmba nga dhuna.

Sipas prindërve kjo nuk është hera e parë që në këtë institucion privat të kujdesit ndaj fëmijëve ushtrohet dhunë ndaj tyre.

Prindërit dhe qytetarë kanë njoftuar mbajtjen e një protestë para kopshit privat, i cili ndodhet sipër lagjes Ali Demi mbrapa shkollës Kushtrimi i Lirisë.

“Sot ora 16:00. Kush ka mundësinë të mos mungoj sot! SOT ORA 16:00”, thuhet në njoftimin e organizatorëve. /Telegrafi/

Exit mobile version