Ky top ndihmon në stërvitjen e muskujve të barkut, të cilët ju ndihmojnë të gjeni ekuilibrin e nevojshëm për të bërë ushtrime të ndryshme.
Pozicioni fillestar: ulur në gjunjë dhe me topin pranë, kapeni topin me krahun e majtë dhe shtrihuni sipër me pjesën e bustit.
Lëvizja: pa i lëvizur gjunjët nga toka, tërhiquni drejt topit duke e ngritur krahun e djathtë sipër kokës. Ruajeni këtë pozicion për 10 sekonda. Përsëriteni ushtrimin 5 herë dhe më pas vazhdoni me krahun tjetër.
Pozicioni fillestar: shtrirë me kurriz. këmbën e majtë mbi top, këmbën e djathtë ngritur vertikalisht.
Lëvizja: me këmbën e djathtë bëni 20 rrotullime nga brenda dhe 20 nga jashtë. Ndërrojeni pozicionin e këmbës.
Pozicioni fillestar: shtrirë me kurriz në tokë, 30 cm larg topit, duart e shtrira përgjatë trupit, këmbët të shtrira, të vendosura mbi top, dhe mos harroni një jastëk poshtë kokës.
Lëvizja: ngriheni këmbën e djathtë. Kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni ushtrimin 20 herë dhe më pas ndërroni këmbën.
Pozicioni fillestar: gjurin e djathtë në tokë, topin në dorë në lartësinë e ijëve, duart përpara, këmbën e majtë të përthyer.
Lëvizja: Kthejeni gjurin më ngadalë nga toka, kthejeni bustin dhe lëshojeni topin nga dora. Kthehuni në pozicionin fillestar.
Ndërrojeni anën e lëvizjes. Përsëriteni ushtrimin 10 herë për secilën anë. /Telegrafi/