Ngjarja e rëndë ndodhi pranë shkollës Bajram Curri në Tiranë ndërsa mësohet se motivi ka qenë rrëmbimi i vajzës së autorit të krimit, Ylli Elmazi, nga djali i familjes Hasani.
Sipas të dhënave, Ylli Elmazi, gjithashtu pjesëtar i komunitetit rom, ka plagosur prindërit e të riut, Fatmir dhe Hanife Hasanin, dhe dhëndrin 28 vjecar të familjes Hasani, Ervin Tademin.
Të plagosurit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, ku janë jashtë rrezikut Ervin Tademi dhe Fatmir Hasani, ndërsa Hanife Hasani ndërroi jetë mesditën e të shtunës, raportoi BW./Telegrafi/