Telegrafi

Më 3 shtator vazhdon gjykimi për “Torturën”, do të dëshmojë Ljube Boshkoski

Me dëshminë e Ljube Boshkoskit më 3 shtator do të vazhdojë gjykimi për lëndën e PSP-së “Tortura”, në të cilën të akuzuar janë ish-shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, njeriu i parë i njësitit “Alfa” Ivica Antevski-Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit. Ata ngarkohen për arrestim politik të Ljube Boshkoskit.

Në fjalët hyrëse, prokurori i PSP-së Ljubomir Lape, tha se PSP-ja do të dëshmojë se me urdhër politik i akuzuari i parë ka detyruar të akuzuarit tjerë të arrestojnë Boshkoskin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Avokati i Mijallkovit dhe akuzuarve tjerë, Petar Vasilev, rikujtoi ligjin për falje të presidentit Gjorge Ivanov dhe kërkoi liri për klientët e tij.

Gjithë të akuzuarit në seancën e sotme u deklaruan të pafajshëm.

Ndërsa Boshkoski në një deklaratë për media tha se nuk do të kërkojë dëmshpërblim material, por tha se bëhet fjalë për dëme familjare dhe politike./Telegrafi/