Marka rumune e makinave Dacia do të prezantojë një veturë të re familjare të quajtur Jogger më 3 shtator.
Një emër i thjeshtë dhe tingëllues ndërkombëtar është zgjedhur për gamën e automjeteve të Dacia.
Prezantimi i kësaj veture të gjithanshme me shtatë vende do të jetë në dispozicion për t’u parë drejtpërdrejt në ngjarjen online më 3 shtator.
Me një emër të lidhur me sportin, natyrën dhe energjinë pozitive, Dacia Jigger është vetura e përsosur familjare për një shëtitje në natyrë.
“Modeli i ri mishëron një frymë pragmatike dhe autentike, si dhe një natyrë aventuriere mbi të cilën marka vazhdon të ndërtojë identitetin e saj”, thuhet në deklaratën e kompanisë.
Si duket Dacia Jogger në mjedisin natyror do të zbulohet më 6 shtator në hyrjen kryesore të Panairit Ndërkombëtar të Automjeteve në Mynih.
Një veturë e madhe me një emër të shkurtër
Jogger është një emër i thjeshtë, modern, i thjeshtë në shqiptim dhe i kuptueshëm që simbolizon dinamizmin, energjinë pozitive dhe një shpirt aventurier.
Pjesa e fundit e emrit “-er”, ashtu si SUV-i legjendar i Dacia Duster, sugjeron që është një veturë e fortë dhe e qëndrueshme e krijuar për familjen.
Gjithçka është gati për prezantim në Mynih
Dacia do të zbulojë modelin e ri Dacia Jogger më 3 shtator në orën 10 të mëngjesit, si pjesë e ngjarjes digjitale.
Menjëherë pas kësaj, më 6 shtator, modeli do të ekspozohet në Panairin Ndërkombëtar të Automjeteve në Mynih. /Telegrafi/