Site icon Telegrafi

3 parfumet ma t’mira të meshkujve që iu lënë përshtypje secilës femër!

S’ka ma lehtë se me t’ardhë era e mirë! Veç mundeni të shkoni në ndonjë dyqan parfumesh, t’i testoni të gjithë dhe ta zgjedhni një që i pëlqen hundës tuaj! Sidoqoftë, era e trupit është një temë shumë subjektive dhe shumica e meshkujve duan ta kenë një parfum që u pëlqen gjinisë femërore në rrethin e tyre.

Por, si saktësisht aroma e mashkullit i joshë femrat?

Në mënyrë natyrale, të gjithë njerëzit e kanë aromën e vet të trupit. Prandaj është e rëndësishme të zgjedhni diçka që kombinohet me atë dhe jo që shkakton komplikime.

Aroma e trupit të njeriut mund t’i eksitojë madje femrat. Pa hajgare! Feromoni është një lloj kimikali që njerëzit dhe kafshët e prodhojnë për joshje. Rrjedhimisht, zgjedhja e një arome të mirë të trupit mund ta joshë palën tjetër gjinore dhe i ndihmon feromonit tuaj ta bëjë punën e vet!

Prandaj, më poshtë do t’jua sjellim 3 parfumet ma t’mira që ju bëjnë të pa rezistueshëm ndaj femrave – plus keni zbritje ekstra prej shokut tuaj të zbritjeve, Telegrafi Deals!

VËMENDJE: OFERTA ËSHTË E LIMITUAR DHE ZBRITJA VLEN VETËM PASI T’I KENI SHKRUAR PROMO CODE PËRKATËSE PËR PRODUKTIN QË DËSHIRONI TA BLINI

Lexo po ashtu Si t'i merrni zbritjet e Telegrafi Deals përmes Promo Code?

1. Giorgo Armani Acqua Di Gio Profondo

Acqua Di Gio Profondo është një aromë e freskët “fouger” për meshkuj e krijuar në vitin 2020. Parfumi kombinon notat e detit, bergamotit, mandarinave jeshile, rozmarinës, livandës, selvisë, qelibarit, minerale, patchoulit dhe miskut.

Është i përshtatshëm të përdoret gjatë netëve të dimrit, por s’ka fare problem edhe nëse e përdorni në verë apo pranverë.

Mbetet edhe statistikisht një prej parfumeve më të preferuara nga femrat.


2. Parfum Hugo Boss 50ml – veç 45 EURO me zbritje!

Parfum luksoz për meshkuj nga brendi i mirënjohur Hugo Boss. Kjo fragrancë hapet me aromë agrume dhe mollë, vazhdon me kanellë, labdanum dhe karafil, shafran në zemër, dhe përfundon me bazë të kombinuar me vaj cypriol, dru sandal dhe dru agar. Aroma e Boss Bottled Oud u krijua më 2015.


3. Yves Saint Laurent Y Le Parfum 50ml – prej 94.33 EUR në 84.90

Yves Saint Laurent është një prej brendeve më të njohura dhe më të fuqishme në industrinë e fragrancave.

Y Le Parfum nga ky brend është një prej më të preferuarve nga femrat, pasi që mbanë një aromë të ëmbël dhe ka koncentrim eau de parfum, që nënkupton se aroma e tij zgjatë në trupin tuaj deri në 5 orë.

Exit mobile version