Site icon Telegrafi

Më 3 gusht do të ndërpritet qarkullimi hekurudhor (Video)

Krahas problemit me energjinë, një telash tjetër pritet që të enjten e 3 gushtit t`i godasë hekurudhat e Kosovës.

TrainKosi është në kolaps, Qeveria nuk i ka ndarë ende mjete financiare ndërmarrjes që operon vazhdimisht me humbje – edhe pse në tërë vendin operojnë vetëm dy linja, ajo Fushë Kosovë-Han i Elezit dhe Prishtinë-Pejë.

Si pasojë, mbi 110 mijë udhëtarë të evidentuar në gjashtëmujorin e parë të këtij viti që shfrytëzojnë këto linja, rrezikojnë të mbesin pa transport.

Në Trainkosi thonë se kjo po ndodh për shkak të mungesës buxhetore dhe se për ta është e papërballueshme t`i mbulojnë vetë shpenzimet. /RTK/

Exit mobile version