Site icon Telegrafi

3.9 milionë hyrje nga Kosova drejt Shqipërisë deri në nëntor

Qytetarët nga Kosova kanë kryer rreth 3.9 milionë vizita drejt Shqipërinë deri në fund të nëntorit duke u konfirmuar edhe njëherë në vend të parë dhe të padiskutueshëm në listen e vizitorëve në vendin fqinj.

Vizitorët nga Kosova kanë shënuar një rritje me 28 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tha Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.

9.53 milionë është shifra e vizitorëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë deri në prag të fundvitit. Krahasuar me periudhën janar-nëntor të vitit 2022, është shënuar një rritje me 33 për qind, sipas shifrave të bëra të ditura sot nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro gjatë prezantimit të objektivave të lidhura me turizmin.

Muaji nëntor ka shënuar një shifër prej 547,221 hyrjesh të vizitorëve të huaj, një rritje e ndjeshme (53 për qind) më shumë krahasuar me nëntorin e një viti më parë çka konfirmon trendet e shtuara për ta vizituar Shqipërinë në të gjithë muajt e vitit, një tregues pozitiv i rritjes së turizmit gjithëvjetor.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur përgatitjet për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairet ndërkombëtare Fitur- Madrid dhe ITB-Berlin në të cilin Shqipëria do të jetë vendi i nderit për vitin 2025 me një program promovues njëvjeçar. /Telegrafi/

Exit mobile version