Site icon Telegrafi

3.7 milionë euro investim për rrugët e Gjilanit

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, nënshkruan në Prishtinë Memorandumin e mirëkuptimit për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Gjilanit, me të cilin njëkohësisht përcaktohen edhe obligimet e Ministrisë dhe të Komunës për realizimin e këtyre projekteve.

Përmes një komunikate është bërë e ditur se projektet që do të realizohen në bazë të këtij memorandumi përfshijnë asfaltimin e rrugëve në fshatrat e Gjilanit dhe të rrugëve në qytetin e Gjilanit.

“Vlera parallogaritur e këtyre projekteve kap shumën e përgjithshme prej 3 milionë e 700 mijë eurosh dhe në tërësi janë investim i Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa realizimin e tyre nga fillimi deri në fund të kontratës do ta mbikëqyrë zyrtari monitorues, të cilin do ta caktojë Ministria”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Exit mobile version