2Ton ka paralajmëruar projektin e tij më të ri muzikor.
Reperi i njohur përmes profilit të tij në Instagram ka zbuluar për ndjekësit se është në përgatitje të këngës së tij të re dhe sipas mbishkrimit titulli i saj do të jetë “Mu kujtove dje”, transmeton Telegrafi.
Ai nuk ka dhënë shumë detaje rreth këtij projekti por se ka paralajmëruar se ajo do të publikohet së shpejti.
“Ta fali jetën” mban titullin kënga e tij e fundit, të cilën e publikoi me një video vetëm me titra, por arriti më shumë se gjashtë milionë klikime në kanalin “Youtube”./Telegrafi/