2Ton ka vendosur të mos e mbyll vitin pa e sjell edhe një projekt muzikor.
Reperi ka publikuar projektin më të ri për tregun shqiptar së bashku me Ghulon.
“Ma ka thy”, titullohet kënga më e re e dyshes, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.
Për këtë të fundit është kujdesur video kompania e njohur shqiptare, “Smartmotion”.
Theksojmë se tekstin e këngës e kanë shkruar vetë autorët ndërsa instrumentalin e ka punuar 2Ton.
Ndryshe, kënga e fundit e 2Ton, “Mercedes-BMW” është shikuar mbi një milion herë në YouTube. /Telegrafi/