I ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës ka qenë reperi i njohur nga Kosova, 2Po2, i cili ka treguar shumë detaje lidhur me këngën e tij të re, bashkëpunimin me Unikkatilin.
Një nga pyetjet që ka ngacmuar ndjekësit dhe admiruesit e reperit ka qenë se si e ka bindur Viktor Palokajn të jetë pjesë e një projekti me videoklipit, duke qenë se është hera e parë që një këngë e tij ka edhe anën vizuale, përkundër se ai nuk shfaqet në video.
“Unë nuk e kam të vështirë t’i bind bashkëpunëtorët e mi asnjëherë”, ka thënë 2Po2 në Thumb.
“Sa i përket Unikkatilit, duke qenë se bashkëpunimi ka qenë kaq shumë i pritur, edhe mesazhi ka qenë shumë i mirë për rininë, ishte gjynah që të mos transmetohej në televizione”.
“Kjo ka qenë ideja dhe gjithsesi kam pasur dëshirë të kem videoklipin e kësaj kënge”, ka shtuar ai. /Telegrafi/