Telegrafi

2po2 shkel në para! (Foto)

Reperi i njohur 2po2 shumë shpejt ka paralajmëruar se do të vijë me një bashkëpunim të ri me këngëtaren Elvana Gjata dhe Capital T.

Nga postimet e këngëtarëve në rrjetet sociale, kemi kuptuar se projekti i tyre i ri do të karakterizohet me ngjyrën vjollcë, dhe kështu pritet të jetë edhe videoklipi i tyre.

2po2 ka publikuar sot në llogarinë personale në Instagram një fotografi, ku është shfaqur sërish nën efektete e ngjyrës vjollcë, por ajo çfarë vërehet është se me anë të efekteve ai ka bërë të duket sikur po ecën mbi kartmonedhat 500 euroshe.

Mbase ai ka dashur që të tregojë se titulli i këngës mund të ketë të bëjë me paranë. /Telegrafi/