Xherdan Shaqiri po vazhdon me pushime para kampionatit të Ligës Premier.
Ai së fundi është fotografuar përkrah reperit shqiptar 2po2, të cilën e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
“Me Xherdan Shaqirin, i cili shënoi golin më të bukur në Euro 2016”, ka shkruar në Instagram, reperi shqiptar.
Kujtojmë se Shaqa ditë më parë ka qenë në plazhet spanjolle me futbollistin e kombëtares shqiptare, Amir Abrashin. /Telegrafi/