Site icon Telegrafi

2po2: Serbia po e përçanë Shqipërinë nga Kosova

Reperi 2po2 edhe pse ka kohë që nuk jeton më në Kosovë vazhdon të mbështesë vendin e tij nëpërmjet muzikës që bën.

Mbrëmjen e djeshme ai ka ndjekur me shumë interes intervistën e kryeministrit Rama në Klan Kosova dhe ka arritur në një përfundim.

“Nga emisioni zona e debatit ku mysafir është Edi Rama, erdha në përfundim që Serbia po arrin me bo përçarje Kosovë-Shqipëri”, u shpreh reperi.

Ky debat nxiti valë reagimesh për gjuhën arrogante të Edi Ramës ndaj një paneli analishtës kosovarë, ku disa mendojnë se Edi i deklasoi ata, dhe disa të tjerë mendojnë se Rama tregoi arrogancën në mungesë argumentesh. /Telegrafi/

Exit mobile version