Site icon Telegrafi

2po2 nuk ka të ndalur, paralajmëron klip tjetër (Video)

Reperi veteran shqiptar, 2po2, ka vendosur që të mos ndalet.

Ai ka konfirmuar lansimin e klipit të tretë për një kohë të shkurtër.

Titulli i projektit do të jetë “Çka ka ftyra jem” dhe lansohet më 24 qershor në ora 19:00.

Videoklipi u realizua nga Entermedia.

“Qërojmë hesapet”, kështu e ka përshkruar lansimin e klipit 2po2, shkruan Telegrafi, por se me kë do të sqarojë hesapet, mbetet të shihet. /Telegrafi/

Exit mobile version