Ai është një nga reperet më në zë të të kaluarës dhe të momentit dhe një nga të paktët që kritikojnë hapur, jo vetëm qeverinë e politikanët, por edhe vetë sistemin.
Po flasim për 2Po2, i cili ishte i ftuar në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës për të folur për “Kryt Nalt”.
I pyetur se kujt i thërret “Kryt Nalt”, Besnik Canolli është përgjigjur:
“Kjo revoltë në fakt është akumuluar këto 17 vite pas luftës në Kosovë, me të gjitha ato fenomene që po ndodhin”.
“Është bërë e pashmangshme që dikush duhet t’i transmetojë edhe pse brenda asaj ka tabu!”. /Telegrafi/