Site icon Telegrafi

2Po2 konfirmon: Albumin e ri së pari e dëgjoni falas, më pas mund ta bleni (Foto)

Reperi shqiptar, 2Po2, ka publikuar një njoftim të rëndësishëm në rrjetet sociale.

Ai në postimin e tij në rrjetin social Instagram, ka konfirmuar se do të lansohet shumë shpejt albumi i ri dhe do të jetë në shitje.

Por, së pari nga java e ardhshme deri në fund të tetorit këngët e mbetura të pa publikuara do të lansohen dhe do të mund të dëgjohen falas në YouTube, kurse më pas albumi do të dalë në shitje dhe do të mund të shkarkohet në kualitet të lartë në të gjitha platformat digjitale.

2Po2 deri tash ka lansuar këngë hite nga albumi i ri, por nga këngët e pa publikuara pritet me pa durim bashkëpunimi me Unikkatilin. /Telegrafi/

Exit mobile version