Telegrafi

2po2 ka pësuar një aksident (Foto)

Reperi prishtinas duket se ka pësuar një aksident.

Kështu së paku ka bërë të ditur reperi përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ai në llogarinë personale të Instagramit ka publikuar një fotografi teksa shihet në spital.

Megjithëse nuk ka dhënë shumë detaje rreth aksidentit, Reperi duket se është lënduar në këmbë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë se tashmë “Albumi ‘2020’ është publikuar me videoklipe ndërsa së fundi ka sjell edhe videoklipin ‘A je single’.

Ky i fundit ka pasur sukses duke marrë mbi 2.5 milionë klikime në Youtube. /Telegrafi/