Telegrafi

2po2 dhe Vig Poppa të enjten lansojnë videoklipin “A je single” (Foto)

2po2 dhe Vig Poppa do të publikojnë së shpejti videoklipin e ri.

Duket se 2po2 nuk e ka ndërmend të ndalet dhe reperi ikonë e skenës pas vitit intenstiv 2016 edhe vitin 2017 e ka marrë me vrull.

Ai pas publikimit të videoklipit të tij personal “El Chapo” dhe pas klipit me Capital T, ka parlajmëruar bashkëpunimin me Vig Poppan.

Më 26 janar publikohet projekti i ri i dyshes, që titullohet “A je single?”.

Projekti është punuar në muzikë dhe video nga vet Authentic, kompania që e udhëheq Besnik Canolli, i njohur si 2po2.

Mbetet të shihet se kë po e pyesin nëse është single reperët… /Telegrafi/