Reperi 2po2 ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të thumbuar estradën.
Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka treguar se “Gone Girl” me Florin ka arritur në shifrën e 4 milionë klikimeve, shkruan Telegrafi.
Për të ky është sukses i zakonshëm, pasi hitet e tij zakonisht marrin numër të madh klikimesh.
Por, ai ka kërkuar që të sqarohet siç thotë ai puna e blerjes së klikimeve se kush po blen e kush jo. Këtë ai ka kërkuar nga mediat.
Nuk është hera e parë që Besniku po kritikon artistët për blerje klikimesh dhe mediat për mos evidentim të tyre. /Telegrafi/