Site icon Telegrafi

2po2 me 28.8 milionë klikime në YouTube paralajmëron albumin e ri (Foto)

Reperi i mirënjohur 2po2 është mjaft produktiv kohëve të fundit në muzikë. Vetëm pak kohë më parë ai ishte pjesë e bashkëpunimit shumë të suksesshëm “Lejla” me Capital T dhe Elvanën.

Megjithatë, përmes rrjetev sociale reperi ka treguar se nuk e ka ndër mend të ndalet me kaq, kjo pasi ai mendon që shumë shpejt të sjellë në treg albumin e tij më të ri me titull “2020”.

Kopertina e albumit më të ri “2020” nga 2po2, i cili pritet të publikohet së shpejti

Ai ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi, përmes së cilës ka treguar se këngët e publikuara deri më tani nga albumi “2020”, kanë arritur shifrën e 28.8 milionë klikimeve në kanalin YouTube.

Lexo po ashtu Këto janë fjalët emocionuese të 2po2 për bashkëshorten e tij (Foto)

Ky sukses i jashtëzakonshëm duket të ketë qenë një shtysë e madhe për reperin, i cili është në përfundim e sipër të albumit të tij më të ri, për të cilin është duke punuar në studion e “Authentic Entertainment”. /Telegrafi/

Exit mobile version