Site icon Telegrafi

297 fëmijë nga disa shkolla fillore të Tetovës deri të dielën gjenden në kamp në afërsi të Ankarasë

MPJ e Maqedonisë e ka konfirmuar këtë lajm duke njoftuar njëkohësisht se fëmijët janë në vend të sigurt, gjenden larg nga trazirat në Ankara dhe natën e kanë kaluar qetë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky grup i fëmijëve gjendet për pushime në Kampin e skautëve në Turqi, ndërsa nga e hëna ishte e paraparë që edhe grupi i dytë i nxënësve të niset për pushime në kampin afër Ankarasë.

Nga MPJ po ashtu edhe njëherë kanë theksuar që në vazhdimësi e ndjekin situatën në Turqi dhe se janë në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën dhe Konsullatën e Maqedonisë në Turqi./Telegrafi/

Exit mobile version