Së paku 29 persona kanë humbur jetën gjatë fundosjes së një anije e cila ndodhi në Liqenin e Viktorias në Uganda.
Zyrtarja policore, Zurah Ganyana, njoftoi se fatkeqësia ka ndodhur mbrëmë vonë jo shumë larg Kampale, kryeqytetit të Ugandës.
“Ekipet e shpëtimit janë në terren dhe kërkojnë viktimat. Deri në mëngjes janë nxjerrë kufomat e 29 të vdekurve, ndërsa janë shpëtuar 27 persona”, tha Ganyana.
Ajo po ashtu tha se në anijen e fundosur gjendeshin së paku 90 persona dhe druhet se bilanci i vdekjeve mund të rritet.
Varka e fundosur ishte në gjendje të rëndë dhe nuk posedonte licencë për lundrim. /Telegrafi/