Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 810 testime, 29 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 36 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.953.
Në total numri i rasteve aktive është 538.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.823.118 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.842 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 100.387 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19. /Telegrafi/