29 raste të reja të infektimit me coronavirus janë konfirmuar të enjten në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 280 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.312.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 168.
Në 24 orët janë dhënë 37 doza të vaksinës kundër COVID-19
Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.830.280 doza të vaksinës.
823.629 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 103.098 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është shprehur i shqetësuar lidhur me rritjen e rasteve të infektimit me coronavirus ditëve të fundit në vend.
Derisa u bëri thirrje qytetarëve që të vaksinohen, ai paralajmëroi se shumë shpejt do të nis edhe vaksinimi anti-COVID me dozën e 4-të.
Latifi po ashtu bëri të ditur se Komiteti do të takoheT për të diskutuar për masat që duhet ndërmarrë. /Telegrafi/