Site icon Telegrafi

285 raste pozitive dhe 203 të shëruar nga COVID-19 brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës janë shënuar 285 raste pozitive të COVID-19.

Sipas MSH-së, brenda 24 orëve janë testuar 859 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,831,139 doza të vaksinës. Deri më sot 823,872 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse janë dhënë 103,2470 doza përforcuese dhe doza të treta.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 203 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarëve është 226,060.

Në total numri i rasteve aktive është 2,169. /Telegrafi/

Exit mobile version