Site icon Telegrafi

28 xhihadistë të vrarë dhe 126 të arrestuar në Egjipt

Njëzet e tetë xhihadistë janë vrarë dhe 126 të tjerë janë arrestuar në veri dhe në pjesën qendrore të Gadishullit egjiptian të Sinait, që prej fillimit të premten të një operacioni antiterrorist, njoftoi sot ushtria.

Quajtur “Sinaï 2018”, kjo fushatë ushtarake ndërmarrë të paktën një muaj e gjysmë nga zgjedhjet presidenciale, ka mobilizuar veçanërisht aviacionin dhe marinën, brenda dhe rreth Sinait, rajon ku dega lokale e grupit të Shtetit Islamik kryen herë pas here sulme të përgjakshme.

Rajonet e Deltës së Nilit dhe shkretëtirës perëndimore në kufi me Libinë janë përfshirë gjithashtu.

“Operacioni përfundoi me eliminimin e 12 elementëve të ektremistëve islamikë të armatosur gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat që ndërmorën një sulm”, theksoi në një komunikatë zëdhënësi i ushtrisë Tamer el-Refaï.

Këtij bilanci i shtohen dhe 16 të vdekur të njoftuar një ditë më parë.

“Në total, 126 xhihadistë janë arrestuar gjithashtu”, sipas dy komunikata të ushtrisë. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version