Shqipëria sot kujton 28-vjetorin e rënies së bustit të Enver Hoxhës. Më 20 shkurt 1991, mijëra të rinj u nisën nga “Qyteti Studenti” drejt qendrës së Tiranës për të rrëzuar monumentin e Enver Hoxhës.
Rrëzimi i bustit ishte simbolika e rënies së një regjimi që po jetonte ditët e tij të fundit dhe që ishte paraprirë nga një seri zhvillimesh të ndryshimit të madh, i cili nisi me protestën e studentëve, grevën e tyre të urisë e pranimit të pluralizmit politik të Shqipërisë.
Pas përleshjes me policinë, u arrit rrëzimi i bustit, duke e futur 20 shkurtin në kalendarin e historisë, si ditën e ndarjes me diktaturën dhe fillimit të një epoke të re. /Telegrafi/