Site icon Telegrafi

28 vjet e gjysmë burgim për vrasjen e trefishtë në Prizren (Video)

Gjykata Themelore në Prizren ka shqiptuar dënimet ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e trefishtë që ndodhi në mars të vitit 2015 në lagjen “Tusuz” të Prizrenit.

Kjo gjykatë vendosi që ta dënojë me 24 vjet burgim të akuzuarin kryesor E.SH në akuzat për vrasje të rëndë ndërsa djali i tij E.SH u dënua me 4 vjet e gjysmë burg në akuzën për ndihmë të dhënë kryesit pas kryerjes së veprës penale, njofton Klan Kosova.

Babë e bir akuzoheshin se më 8 mars të vitit 2015 rreth orës 14.10 minuta, në Prizren, në rrugën “Ismet Jashari-Kumanova” pas një mosmarrëveshje të mëhershme, me dashje direkte kishin ndërmarrin veprime me qëllim të privimit nga jeta tani të ndjerëve me iniciale F.SH.; H.TH. dhe B.E. të gjithë nga Prizreni.

Exit mobile version