Telegrafi

28 ushtarakë dënohen me burgim të përjetshëm për tentim grusht-shtet

Një gjykatë turke dënoi sot me burgim të përjetshëm 28 ushtarakë, të cilët i cilësoi si fajtorë sepse ishin munduar të merrnin kontrollin e një aeroporti të Stambollit gjatë përpjekjes së grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016.

Sipas agjencisë së lajmeve “Dogan”, ushtarakët, mes të cilëve figurojnë tetë oficerë, u shpallen fajtorë sepse “ishin përpjekur të shkelnin rendin kushtetues”.

Ata akuzoheshin se kishin kërkuar, gjatë mbrëmjes së 15 dhe 16 korrikut 2016, të merrnin me forcën e armëve aeroportin ndërkombëtar “Sabiha Gokçen”, që ndodhet në pjesën aziatike të Stambollit.

Që prej korrikut 2016, rreth 50000 persona u arrestuan dhe më shumë se 140000 të tjerë janë shkarkuar ose pezulluar nga detyra.