Gjykata Penale ka caktuar seancë gjyqësore për më 28 shkurt për lëndë “Tortura” të PSP-së, ku të akuzuar janë ish-udhëheqësi i njësisë “Alfa”, Ivica Antevski-Puki dhe pesë anëtarë të njësisë, në lidhje me arrestimin e ish-ministrit për Punët e Brendshme, Ljube Boshkoski.
Prokuroria Speciale Publike (PSP) i ndjek ata për keqtrajtime dhe për veprime tjera çnjerëzore, ndëshkuese dhe degraduese.
Në këtë lëndë, i akuzuari i parë ishte edhe ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov. Por, gjykata pjesërisht e pranoi padinë e PSP-së dhe sipas vendimit të marrë, do të ketë gjyq vetëm për gjashtë të akuzuarit e njësisë “Alfa”, por jo edhe për ish-kreun e parë të DSK-së./Telegrafi/