Site icon Telegrafi

28 Nëntori nuk është festë për FFK-në

Ndeshjet e këtij rrethi nisin me duelin e sotëm që luhet në Gjilan ndërmjet Gjilanit e Ulpianës. Të premten Ferronikeli edhe një herë do ta vizitojë Mitrovicën, derisa drenicasit përballen me Trepçën, me të cilën luajtën fundjavën e shkuar, ndeshje kjo që u mbyll pa fitues 1:1.

Të gjitha takimet tjera zhvillohen ditën e shtunë. Ballafaqimi më joshës i kësaj ditë vlerësohet të jetë ai ndërmjet Hajvalisë e Flamurtarit, derisa Drita e pret Vllazninë, e cila befasoi në start kur eliminoi Prishtinën, Llamkosi ndeshet me Tefik Çangën, Drenica me Istogun dhe Besa me Fushë Kosovën, në të cilën pejanët llogaritet të mos kenë shumë punë të vështirë.

Të gjitha takimet që për herë të parë në histori të futbollit kosovar luhen për katër ditë rresht, nisin nga ora 12:30. /Zëri/Telegrafi/ 

Exit mobile version