Shqiptarët e Luginës së Preshevës do të protestojnë më 28 nëntor për të realizuar të drejtat e tyre.
Protesta është thirrur nga OVL e UÇM-se dhe është mbështetur nga të gjitha subjektet politike në Luginë dhe nga organizatat tjera të shoqërisë shqiptare.
Protesta mbahet me kërkesë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilat shkelen në vazhdimësi nga autoritetet e Serbisë.
Protesta mbahet në qytetin e Preshevës dhe fillon nga Shtëpia e Kulturës, për të vazhduar deri të Kuvendi Komunal i Preshevës.