Site icon Telegrafi

28 kandidatë të paraqitur në konkursin e LSDM-së për ad-hoc anëtarin e kësaj partie në komisionin për media

Media News concept

Partitë politike parlamentare u morrën vesh që të udhëheqin nga një pozitë në komisionin ad-hoc për media dhe për këtë Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë hapur një konkurs ku deri dje janë paraqitur 28 kandidatë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Agjencia Meta merr vesh se nga të kandiduarit LSDM do të përzgjedh dy kandidatë, njërin për në komisionin ad-hoc për media dhe një kandidat për kryeredaktor të RTVM-së.

Tani LSDM do të filloj përzgjedhjen e kandidatëve duke krijuar një rreth të ngushtë gazetarës të paraqitur dhe pastaj do të konsultohet me shoqatat e gazetarëve për të zgjedhur personat adekuat për këto pozita.

Nga OBRM-PDUKM nuk dihet se si do të zgjedh anëtarin e tyre.

Në komision, sipas marrëveshjes, duhet të ketë një shqiptar i cili duhet të zgjidhet nga BDI dhe PDSH.

Nga SHGM kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë komision politik për mbikqyrje të mediave./Telegrafi/

Exit mobile version