Site icon Telegrafi

Më 28 e 29 maj, organizohet turneu i boksit “Lah Nimani”

Boksierë nga shtatë shtete do ta nderojnë turneun e tetë ndërkombëtar në boks, kushtuar trajnerit legjendar Lah Nimani.

Turneu “Lah Nimani” do të mbahet për dy ditë në Prishtinë, shkruan Koha Ditore.

Gjysmëfinalet e turneut do të zhvillohen më 28 maj dhe nisin në orën 17:00, kurse finalet një ditë më vonë dhe nisin në orën 12:00.

Turneu do të zhvillohet në palestrën e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Exit mobile version