Telegrafi

“27 prilli”, pala mbrojtëse përgatit ankesat për të dënuarit me 211 vjet burg

Aktvendimin për autorët e sulmit të përgjakshëm të 27 prillit, i cili u shkrua në 1.055 faqe, gjykatësja Dobrila Kacarska e dorëzoi tek të pandehurit dhe avokatët.

Tani mbrojtja ka afat prej 15 ditësh për të paraqitur ankesë për 211 vjet burg për 16 të pandehur për 27 prillin e përgjakshëm. Edhe pse Gjykata Penale duhej ta dorëzonte aktgjykimin me shkrim për 60 ditë, ajo e shtyu afatin për shkak të madhësisë së rastit dhe numrit të të pandehurve. Avokatët tashmë kanë filluar të përgatisin ankesa për në Gjykatën e Apelit.

Lexo po ashtu Aktgjykimi për ngjarjet e “27 prillit” është përgatitur në 1056 faqe, ankohen avokatët

Dënim më të lartë me burg mori ish drejtorit i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov, përkatësisht 18 vjet, ndërsa dënimi më i vogël, shtatë vite, mori anëtari i sigurimit parlamentar Abdulfeta Alimi.