Site icon Telegrafi

Më 27 prill, shtatë deputetë të koalicionit të OBRM-PDUKM morën pjesë në hapjen e derës së Kuvendit (Video)

Shtatë deputetë nga kooalicioni i OBRM-PDUKM-së e kanë ditur ose kanë marrë pjesë në hapjen e derës kryesore të Kuvendit për protestuesit e dhunshëm që u futën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në të gjithë aksionin për hyrje në Kuvend, sipas burimeve të Telma, kanë marrë pjesë punonjës nga Agjencia për zbulim, ARM dhe DBK. Në inçizim shihet sesi një pjesë e deputetëve i8 drejtojnë protestuesit në aspekte të ndryshme në Parlament përderisa deputetët Vasilevski dhe Mukoski e hapin derën. /Telegrafi/

Exit mobile version