27 të punësuarve në Higjienën Komunale u është njoftuar vendimi për largim nga puna.
Në listën e dërguar në adresë të “Klan Macedonia”, personat e apostrofuar në listë pretendojnë se ky vendim ka ardhur pas protestës tre ditore që organizuan në ndërmarrje.
Nga menaxhmenti i ndërmarrjes gjatë ditë së nesërme pritet të njoftojnë se me çfarë baze është marr vendimi për largimin e këtyre 27 të punësuarve.