Telegrafi

27 muaj në 3 minuta dhe 3,7 miliardë dollarë investime: Pamje që tregojnë se si Rusia ndërtoi urën më të gjatë në Evropë (Video)

U deshën mijëra njerëz dhe 27 muaj për të ndërtuar një urë prej 19 kilometrash që lidh Krimenë me kontinentin e Rusisë.

Por, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, për Urën e Krimesë, e cila u hap më parë këtë javë për vetura, janë dashur edhe rreth 3,7 miliardë dollarë.

Ndërkohë, mediat kanë publikuar pamjet e ndërtimit të urës, e cila llogaritet si më e madhja në Evropë

Videoja në fjalë thuhet se është prodhuar nga pamjet e marra gjatë muajve të gjatë të ndërtimit.

Gjithsesi, ndërsa ura tashmë është funksionale, thuhet se ende nuk është përfunduar.

Pjesa e dytë, e cila është menduar për trenat, është ende në ndërtim e sipër dhe do të jetë gati vitin e ardhshëm.

Dhe për të bërë përurimin e kësaj ure, i përcjellë edhe nga kamera të shumta televizive, kishte qenë edhe presidenti i Rusisë, Vladimir.

Por pavarësisht mburrjes së Putinit, mediat shkruajnë se kjo urë është shumë e vogël, madje “qesharake” në raport me atë të ndërtuar nga Kina.

Kjo pasi që, ndër tjerash ura kineze ka 60 herë më shumë çelik se Kulla Eifel në Paris dhe është 20 herë më e gjatë se Golden Gate Bridge në San Francisko.

Ura që lidh Hong Kongun me Makaun si dhe qytetin Zhuhai është e gjatë plotë 54 kilometra dhe llogaritet si ura më e gjatë e ndërtuar mbi det.

Ura ka gjashtë korsi dhe katër tunele, njëri prej tyre është nën ujë. Kina gjithashtu planifikon të ndërtojë katër ishuj artificial që lehtësojnë rrugëtimin mbi këtë urë. /Telegrafi/