Telegrafi

27 milionë euro më shumë se në 2007

“ATK-ja ka arritur të inkasojë 188.7 milionë euro, ndërkaq në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ATK-ja ka arritur të realizojë më shumë 26.6 milionë, apo 16 për qind më shumë e të hyrave”, tha drejtori i ATK-së, Naim Fetahu, në një konferencë për media që ka organizuar për 10 mujorin.

Ai bëri të ditur se borxhi total që subjektet i kanë ndaj ATK-së është mbi 200 milionë €.

Sipas tij, në raport me planifikimin që kanë për vitin 2008, ATK-ja ka arritur të inkasojë 12.5 milionë më shumë ose 7 për qind. 

Fetahu pohoi se faktorët të cilët kanë ndikuar në arritjen e rezultateve janë: komunikimi më i mirë me tatimpaguesit, ku ka rritje të vetë-deklarimit 75- 80 për qind, efekti më i madh te tatimpaguesit nga 1909 kontrolle dhe nga 32 vlerësime është konstatuar 45 milionë euro tatim shtesë.

Gjithashtu, janë realizuar mbi 50 mijë vizita brenda orarit të punës dhe janë lëshuar mbi 3 mijë gjoba, mbi 12 mijë vizita jashtë orarit të punës dhe janë lëshuar 357 gjoba, intensifikimi i aktivitetit të mbledhjes së detyrueshme (embargo në importe dhe eksporte, barra tatimore, konfiskime të pasurisë së tatimpaguesve, shitje të pronave etj).

 Realizimi Janar – Tetor 2006 150.6 mil.€

 Realizimi Janar – Tetor 2007 162.0 mil€

 Realizimi Janar – Tetor 2008 188.7 mil €

 Plani Janar – Tetor 2008 176.2 mil €

Krahasimet e periudhave

 Janar – Tetor 2008 është për 26.6 mil.€ (16 %) më shumë se periudha e njëjtë e vitit 2007

 Janar – Tetor 2008 është për 12.5 mil.€ (7 %) më shume se parashikimi për këtë periudhë kohore. /Telegrafi/