Site icon Telegrafi

27 aksidente dhe 21 të lënduar këtë fundjavë në Shkup

Këtë fundjavë në Shkup kanë ndodhur 27 aksidente komunikacioni, ku ka 21 të lënduar, dy prej të cilëve rëndë. Karrotreci ka lëvizur 100 automjete, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur SPB-ja e Shkupit, në këtë fundjavë janë gjobitur 50 shoferë, që kanë lëvizur me shpejtësi të tepërt, 10 shoferë janë dënuar pasi që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 4 shoferë nuk e kanë respektuar rregullën e tejkalimit, 3 të tjerë nuk e kanë respektuar sinjalistikën e semaforit, 17 shoferë janë dënuar sepse kanë drejtuar automjetin e tyre pa patent shoferi, respektivisht veturë të paregjistruar.

Policia ka gjobitur edhe këmbësorët të cilët kanë kaluar në sinjal të kuq në pjesën këmbësore të komunikacionit./Telegrafi/

Exit mobile version