Qeveria e Maqedonisë është e gatshme që të paguaj thuajse 27.000 euro firmës e cila do t’i pastrojë njollat e ”Revolucionit laraman” në ”Porta Maqedonia”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Muzeu i luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi, që është përgjegjës për këtë portë, ka shpallur konkurs për siç thuhet, pastrimin e dëmieve në fasadën e trashëgimisë së patundshme kulturore.
Në lidhje me shumën prej 26.000 euro, drejtori i muzeut, Branisllav Svetozareviq thotë për 24Vesti se bëhet fjalë për ngjyra dhe kimikate të ndryshme të cilat janë hedhur në mermer dhe kjo kërkon procedura të ndryshme pastrimi, sepse nuk është pluhur./Telegrafi/