Site icon Telegrafi

268 kilometër ecje për nderë të 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë

Me rastin e 25 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë, sportisti dhe rekorderi botërorë Emil Iliq, i shoqëruar nga tre maratonistë të rinj, do të realizojë një maratonë në ecje, me gjatësi prej 268 kilometër, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo maratonë e këtyre sportistëve do të fillojë nga Krusheva, për të vazhduar në Prilep, Rosoman, Gradsko dhe Velesit për të vazhduar rejt Shkupit.

Caku i maratonës do të jetë kabineti i kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov, që pjesëmarrësit planifikojnë të arrijnë më 8 shtator.

Përndryshe, në vitin 2007 Emil Iliq u shpall rekorder në maratonën e ecjes, nga Akademia botërore e rekordeve në Londër./Telegrafi/

Exit mobile version