Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar sot Masakrën e Reçakut.
Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se do të mbahet gjallë sakrifica e të rënëve.
“Në Reçak, vit pas viti, rikthehemi për të kujtuar dhembjen dhe për të nderuar ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë, duke u zotuar ta mbajmë gjallë sakrificën e tyre si dritë udhërrëfyese në rrugëtimin përpara. Drejtësi. Paqe. Liri!
Lavdi 45 martirëve të Reçakut!”, shkruan ai. /Telegrafi/