Site icon Telegrafi

26 vite me Aurela Gaçen- këngëtarja paralajmëron koncert madhështor në Tiranë

Aurela Gaçe (Foto: Instagram)

Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Aurela Gaçe, tash e 26 vite është pjesë e tregut tonë muzikor.

Me këtë rast, ajo ka vendosur të organizojë një koncert recital për fansat e saj, për nder të karrierës shumëvjeçare.

E njëjta tregon se me 18 shtator do të këndojë të gjitha projektet e saj nga më të vjetrat e deri më sot në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.

“A doni ta quajmë recital këtë koncert apo një mundësi që të jem pranë jush, live duke sjellë pothuajse të gjitha këngët nga më të vjetrat deri sot?, Unë nuk do ti vendos emër koncertit. Thjeshtë unë dhe ju, 26 vite bashkë. Do të hyjmë në të gjithë dhomat e shpirtit tim, në të gjitha ato ndjesi që besoj, në ato që më kanë bërë të rritem përpara syve tuaj, me pasionin e madh për këtë profesion që nuk e zgjodha, por thjeshtë linda me të. Me pasionin për të cilin punoj fort që të jem sa më gjatë mes jush. Me pasionin që më bën të dukem e ‘çmendur’, edhe po kur jam në skenë, le të themi që dashuroj çdo sekondë deri në çmenduri. Po të ishte në dorën time? Aty në skenë deri sa të kem jetë”, ka shkruar ajo në videon paralajmëruese të koncertit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Aurela Gaçe

44-vjeçarja ka realizuar projekte tejet të sukseshme, derisa shquhet për zërin e veçantë dhe energjinë pozitive që e përcjell te publiku.

Përkundër viteve, Aurela vazhdon të jetë mjaft e kërkuar dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/

 

Exit mobile version