Këshilli Gjyqësor i Gjykatës Themelore Penale në Shkup, e kryesuar nga gjyqtari Ilija Trpkov, më 26 korrik do të shpallë verdiktin për organizimin e ngjarjeve të “27 prillit” të vitit 2017 në Kuvend.
Në kuadër të këtij rasti, ish-Presidenti i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski akuzohen për kërcënim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë.
Shpallja e vendimit do të pasojë pas katër seancave të fundit gjyqësore në këtë rast, prokurorja Vilma Ruskovska, të akuzuarit dhe avokatët e tyre thanë fjalët e tyre përfundimtare./Telegrafi/